Erisa Xhixho ka treguar gjithmonë se nuk është thjesht një politikane e devotshme dhe e përkushtuar por gjithashtu dhe një nënë e mrekullueshme. Nënkryetarja e LSI-së u bë nënë për herë të dytë nënë me vogëlushen Nikol, përpara tre muajsh.
Dhe sot ajo ka menduar për një dedikim special vogëlushes së saj. Xhixho ka postuar në ‘Instagram’ një foto me të bijën buzë detit, të shoqëruar me fjalë të sinqerta dhe të dalë nga zemra.
“Tre muaj dashuri, me net pa gjumë por e bekuar që të kam në krah dhe ndiej aromën tënde çdo ditë që rritesh. Të dua Nikol.”-ka shkruar Erisa.