Një modele shumë famshme është gjetur e mbytur në apartamentin e saj. Bëhet fjalë për Christina Carlin-Kraft e cila ka punuar për “Playboy” dhe “Victoria’s Secret”.
Modelja e njohur është gjetur e mbytur në banesën e saj në Ardmore të Pensilvanisë. TMZ raporton se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur në banesën që ende rezulton në pronësi të ish-të dashurit të saj që punon bankier në Wall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.
Policia është shprehur se ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, dhe ka arritur që të gjejë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta në jug-perëndim të Filadelfias të mërkurën.
Ata zbuluan trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat.
Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar mashkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën.
Në kamera shihet i dyshuari që hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty. Carlin-Kraft ka punuar më parë me Vanity Fair, Revistën Maxim, Victoria’s Secret dhe Playboy.