Kushdo që do shihte këto foto do të mendonte se po, Elvana Gjata po martohej. Por jo. Bëhet fjalë për diçka komplet tjetër nga martesa.
Prej disa kohësh komediani Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata kanë nisur xhirimet e filmit të tyre.
Në një nga skenat e filmit këngëtarja do të vishet me fustan nusërie dhe duket më e bukur se kurrë.
Nuk dihet ende kur do të publikohet, por do të jetë një komedi romantike me një kast të zgjedhur aktorësh mes tyre Olta Daku, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Koco Devole etj
.