Një nga gazetarët më të njohur sportiv në Belgjikë është arrestuar, pasi ka qenë pjesë e një vjedhjeje me armë.
Stephane Pauwels, 50 vjeç, i cili ka organizuar shfaqje për televizionet belge e frënge, u arrestua si pjesë e një hetimi të madh të policisë.
Gazetari dyshohet se ka marrë pjesë në një “grabitje të armatosur, gjatë një mbrëmje, si pjesë e një bande,” thonë prokurorët.
Bastisja ndodhi në qytezën Lanse, në jug të Brukselit, në vitin 2017 dhe u përshkrua nga mediat si “pushtim i një shtëpie”.
Arrestimi i Pauwels është pjesë e një hetimi të nisur disa muaj më parë për grabitjet e armatosura, vjedhjet e droga. Pesë vetë janë aktualisht në paraburgim.
Gazetari ka rreth 84 mijë ndjekës në Twitter, madje ndiqet edhe nga disa futbollistë të njohur si Eden Hazard, Benjamin Mendy dhe Michu Batshuyai.
Dje ai u paraqit para gjykatës në qytetin Mons ku pritet të marrë dënimin.