Një nga trashëgimtaret më të përfolura të Top Channel Sara Hoxha është treguar mjaft e rezevuar sa i përket dasmës së saj me moderatorin Ledion Liço.
Por këtë herë Sara ka vendosur të publikojë diçka për ndjekësit e saj. Foton kryesore në Instagram ajo e ka vendosur pikërisht nga dasma dhe shfaqet duke u puthur me bashkëshortin e saj në një imazh bardh e zi. Dasma u zhvillua gjatë muajit gusht në Como të Italisë.