Shpesh na ndodh të harrojmë se personazhet e famshëm janë të ngjashëm me ne, vihen në siklet nga të njëjtat ndodhi, pasi jemi mësuar t’i shohim përditë me imazhin e tyre perfekt.
Në fakt, “viktima” këtë herë e një situate sa të sikletshme po aq edhe komike ka qenë këngëtarja Bebe Rexha në një nga koncertet e saj. Teksa bëhej gati për të performuar këngën e radhës, ajo kuptoi se po djersinte dhe e ndau këtë dhe me publikun, ndoshta edhe për ta justifikuar:
“O Zot, të pasmet e mia janë qull”. – u shpreh bebe.
Më pas ajo pa dhe zonën përpara saj që ishte dukshëm e lagur dhe tha.
“Më falni, vagina ime është duke djersitur”.
Shumëkush nuk do dinte ç’të thoshte në një situatë të tillë por Bebe njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa ndrojtje, prandaj vendosi të fliste me fansat e saj të pranishëm në publik për këtë gjë.
“Njeri jam dhe unë, djersij si të gjithë. Po ju a djersini kaq shumë sa unë”? – vazhdoi këngëtarja dhe si për ta mbyllur, me batutë ajo tha: “Vetëm Beyonce nuk djersin, ajo vetëm shkëlqen!”.
Duket se asnjë lloj situate nuk mund ta ndalojë Beben të jetë e preferuara e publikut.