Ditëlindja e këngëtares ishte festë ndërkombëtare.
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 37-të.
“36 vjeçe jam bërë nënë e tre fëmijëve, unë ushqeja binjakë. Kam rinovuar betimet e mia me burrin tim prej dhjetë vjetësh. Unë u ktheva në shtëpi për të bërë Coachella, pas shtatzënisë. Pastaj burri dhe unë realizuam albumin tonë së bashku, Gjithçka është dashuri.
Dhe ne kemi qenë në turne me familjen tonë anembanë botës dhe e kemi dashur. Ky vit ka qenë monumental për mua. Falënderoj Perëndinë për të gjithë në jetën time. Faleminderit për të gjithë pozitivitetin dhe për dëshirat e ditëlindjes së bukur.
Unë mezi po pres të ju mësoj nga e kaluara ime, duke jetuar në të tashmen, dhe dorëzuar në të ardhmen.
Unë të dua, Hive.”, ka shkruar ajo.
Bey është e martuar prej vitesh me reperin, Jay Z, të cilët janë prindër të tre fëmijëve dhe gëzojnë një jetë tejet të lumtur.