Ibrahim Çelikkol është aktori i famshëm turk, i cili u bë i njohur me rolin e tij në serialin “Dashuri bardhë e zi”, ku luan personazhin kryesor Ferhatin.
Ai është një prej aktorëve turk më seksi, për të cilin femrat “çmenden”. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se nuk e kupton se çfarë i tërheq femrat tek ai.
Ai ka shtuar se nuk i pëlqen kur e thërrasin seks simbol, por i pëlqen që të duket bukur.
“Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të pasurit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’.
Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë Ibrahim.