Disa fansa të këngëtares shqiptare Dua Lipa janë nxjerrë jashtë koncertit të saj në Shangai të Kinës me forcë. Në videot e publikuara të mërkurën duken punëtorët e sigurisë duke larguar njerëzit.
Turma e madhe nuk është aq e pazakontë në Kinë dhe ka spekulime se fansat u nxorën jashtë se po qëndronin në këmbë ose mbanin në duar flamuj pro të drejtave homoseksuale.
Dua i tha turmës: "Dua të krijoj një mjedis vërtet të sigurt për të gjithë ne që të argëtohemi. Dua që ne të gjithë të kërcejmë. Dua që të gjithë të këndojmë, dua që të gjithë të kalojmë disa momente të bukura. Unë do të doja që në këto këngë të fundit, ne me të vërtetë të kënaqemi. Si thoni për këtë?"