Aktorja më e famshme në Kinë, Fan Bingbing, është zhdukur pa lënë gjurmë.
Që prej fillim të qershorit nuk ka asnjë lajm për yllin, e cila arriti famë ndërkombëtare falë roleve të saj në ‘Iron Man’ dhe ‘X-Men’.
Qeveria hesht për rastin, por në Vend ekziston frika që zhdukja e saj është e lidhur me një hetim të autoriteteve të Pekinit për evazion fiskal, në industrinë kinematografike.
Fan mund të ketë ikur për të evituar të përfundojë në pranga ose sipas disa mediave dhe admiruesve të saj ajo mund të jetë në burg.
E vetmja gjë e sigurt, shkruan sot New York Times, që i kushton rastit gjysmë faqeje, është që emri i saj është hequr nga posterat e një produksioni kinez (Air Strike) që ka për protagonist Bruce Willis.