Dua Lipa na ka zbuluar një pjesë mjaft interesante dhe kaq gallatë nga fëmijëria e saj.
Me një postim totalisht “throwback” në Instagram, këngëtarja shqiptare uroi kushërirën e saj për ditëlindje, me disa imazhe të shkëputura nga fëmijëria, ku i rikujtonte se ajo ishte mikesha e saj më e mirë.
“Më fal për imazhet turpëruese” – shkruante Dua Lipa krahas albumit.
Por mes fotove gjendej dhe një video, ku Dua e vogël duket teksa ndodhej në një pishinë së bashku me kushërinjtë e saj dhe tregon që ka një tatuazh.
Një fans ka komentuar menjëherë duke e kritikuar.
“Fëmijët e vegjël nuk duhet të bëjnë tatuazhe.”
Këngëtarja i është kthyer fansit duke i treguar se në fakt tatuazhi është i bërë thjesht me këna.