Pritjes së ëmbël i erdhi fundi!
Vetëm pak kohë më parë Jona i dha fund beqarisë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Frenkli Ymeri.
Fillimisht e mbajti të fshehur shtatzëninë, por më pas barku i rrumbullakosur vihej re në çdo fotot të saj dhe të themi të drejtën Jona na ka mbajtur të përditësuar me momentet e ëmbla të shtatzënisë.
Por kjo pritje e ëmbël mbaroi dhe siç bën me dije iconstyle.al, Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë pasi ka ardhur në jetë djali i saj.