Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të parë. Një vit më parë, çifti i aktorëve kurorëzuan dashurinë disavjeçare në martesë, por pak muaj më vonë, nuk u shpëtuan as thashethemeve se ishin në prag të ndarjes.
Qenë të shumta lajmet që mediat turke postuan për “ndarjen” e çiftit, por spekulimet u shuan shpejt pasi Burak Ozçivit mohoi se mes tyre kishte pasur zënka.
Sipas Vatan, çifti kanë një vit që po përpiqen të sjellin në jetë një fëmijë. Dhe tani, aktorja bukuroshe është shtatzënë dy muajshe.
32-vjeçarja Fahriye Evcen, flitet se për një vit të plotë i është nënshtruar trajtimit dhe ka marrë kura për të sjellë në jetë një fëmijë. Lajmi i pritjes së ëmbël, në fakt, është konfirmuar edhe nga mjeku i aktores, ditët e fundit.
Evcen është dy muajshe shtatzënë.
Çifti e ka ndarë lajmin edhe me familjet. Evcen, e cila mezi ka pritur të bëhet nënë, ka refuzuar edhe shumë oferta nga produksione të ndryshme për të qenë pjesë e serialeve. Ndërsa Burak Özçivit do të kthehet në ekran sezonin e ri me "Diriliş Ertuğrul".