Të qenit pjesë e jetës publike dhe showbiz-it atij botëror, si edhe atij shqiptar, sigurisht që i vendos shpesh në qendër të vëmendjes. Si vajza të famshme, mbi të gjitha me shumë sharm në pamjen e jashtme, ato kthehen në ikona të stilit për sa i takon pamjes së jashtme dhe imazhit me të cilin zgjedhin të prezantohen kudo.
Kështu, nuk thonë kot që "mendjet e mëdha mendojnë njësoj", por ndoshta kjo mund të jetë edhe një rastësi e bukur! Miliarderja 21 vjeçare Kylie Jenner dhe këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani kanë preferuar të njëjtin fustan për dy raste të ndryshme.
Në nuancë nude, me prerje elegante dhe detaje rrudhash në të, ky fustan është zgjedhur nga Kylie dhe Elhaida për një look elegant dhe super modern. Elhaida u shfaq e veshur me të gjatë një performance të fundit të saj në një aktivitetet privat në Plaza Tirana, ndërsa Kylie zgjodhi të njëjtën fustan gjatë një dalje të saj në rrugët e San Franciskos.
Ne mendojmë që të dyja duken shumë bukur me të njëjtin fustan. Po ju si thoni?