Ish-banorja e Big Brother Italia, Giulia Salemi shkaktoi zhurmë të vërtetë pak kohë më parë me veshjen e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias.
Ajo dukej krejtësisht e zhveshur nga mesi e poshtë duke shkaktuar kritika të forta në media.
Në një prononcim nëna e saj Fariba Tehrani shpjegoi se pas asaj shfaqje publike e bija kishte humbur dy punë dhe ishte prekur shumë nga kritikat.
“Pasi përfundoi transmetimi, unë fillova të shoh komentet dhe u trondita shumë. Madje ishin edhe gazetarë të njohur ata që na sulmuan”, shprehet ajo.
Giulia Salemi ka qenë pjesëmarrëse e Big Brother Italia 2017 dhe ka marrë pjesë në disa role në filma. Nëna e saj u shpreh se jeta e së bijës ka ndryshuar shumë. Ajo është tërhequr për pak kohë nga jeta publike.