Këngëtari Zayn Malik akuzohet se ka tradhtuar të dashurën e tij Gigi Hadid. Tradhtia raporohet të ketë ndodhur në muajin mars pasi çifti mori pak pushim nga njëri-tjetri.
Sipas mediave rozë, këngëtari ka kryer marrëdhënie seksuale me një masazhiste 41-vjeçare të quajtur Italian Enrica.
“Zayn mund të ketë çdo vajzë që dëshiron dhe ai ishte me Gigin. Ndaj unë u befasova shumë kur ai më kushtoi vëmendje, një grua 41-vjeçare me forma,”-raportohet të ketë thënë Enrica. “Ai më bëri të ndihem e veçantë. Por, pas një kohe kuptova se ishte vetëm duke më përdorur.”
Duke hedhur dritë mbi atë se si Zayn e kishte rezervuar për masazh, ajo shtoi: ” Unë shkova në dhomën e tij të gjumit dhe bëri një sesion masazhesh. Ai tha se ishte shumë i lodhur dhe i stresuar. Më tha të kthehesha ditën tjetër, por më pas dukej i pasjellshëm dhe pa interes.”
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy javë pasi supermodelja dhe këngëtari njoftuar se ishin ndarë. Megjithatë çifti u pa shumë shpejt në shoqërinë e njëri-tjetrit duke konfimuar se ishin kthyer bashkë.