Teksa mbante një koncert në Ukrainë, këngëtari me famë botërore Enrique Iglesias ka bërë të lumtur një fanse të tij, duke e puthur në buzë.
43-vjeçari spanjoll po performonte në koncertin e tij në Kiev, kur një vajzë u ngjit në skenë dhe të dy nisën të putheshin në buzë para audiencës.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket sesi këngëtari i hitit “Hero”, i cili është në një lidhje me tenisten Anna Kournikova prej vitit 2001, gëzon fansen pasi i jep një puthje të gjatë dhe pasionante.
Fansja nuk e besonte sesa me fat ishte dhe për këtë arsye ajo vendosi që të nxirrte telefonin nga çanta për të bërë një “selfie”.