Reperja Tayna është e dalluar për diss-et e shumta që u bën kolegeve të saj. E mesa duket tani i ka ardhur radha moderatorit të njohur Ermal Mamaqi për një diss nga ajo.
Në “Xing me Ermalin” do të jetë e ftuar Tayna dhe para xhirimeve ata kanë bërë një video së bashku, të cilën më pas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Ka qenë Ermali që ka bërë diss i pari dhe pastaj Tayna ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë.
“Hey Tayna! PSe bo sikur je e vetmja repere? Ti tani ke fillu, nuk është se ke naj far karrierë”, janë fjalët e Ermalit drejtuar reperes.
Ndërsa ajo i përgjigjet: “Sa herë unë ty me Amin të shihja, mu kujtonte filmi “E bukura dhe bisha”!
https://vidnews.net/video/1538573860342?utm_source=botasot.info&utm_medium=logo&utm_campaign=player-controller-logo