Artistja që ka bërë bujë viteve të fundit pritet të ‘godasë’ sërish me projektin e ri muzikor.
Fjala është për këngëtaren më të suksesshme në botë, Era Istrefi e cila tashmë ka filluar përgatitjet e këngës së re, shkruan lajmi net.
“Për çdo ish ka ni kiss”, thotë Era në këngën e saj të re e cila nuk është publikuar akoma por që pritet të dalë në treg së shpejti.
Projekti i ri i saj mban titullin “Ëhere’s ur love boy” e që do jetë një bashkëpunim me Hitimpulse, të cilët po ashtu janë pjesë e kompanisë së famshme “Sony Ultra Music”.
Në përmbajtjen e projektit duket se Istrefi ka ‘prekur’ ish-dashnorët e saj.
Nëse bazohemi në lidhjen e fundit shihet se teksti i dedikohet ish të dashurit të Erës, menaxherit Faton Shosh me të cilin ishte në lidhje prej vitesh.
“Me kon me ty mu s’ëm ka hije, tash veç me lek une jom n’lidhje – ditën, natën tuj e ndjek qëllimin – yeah – femna jote n’minimum, kanga jeme n’maksimum….”, shprehet Istrefi në një pjesë të këngës.
Duhet theksuar se projekti është i tëri në gjuhën angleze por një pjesë e saj është edhe në shqip.
Përkundër kësaj, Era këtë vit korri suksese të mëdha e që ishte pjesë e Kampionatit Botëror “Russia 2018”, bashkë me Ëill Smith dhe Nicky Jam ku bën mbylljen me këngën “Live it up”.
“Prisoner” dhe “Oh God”, janë projektet e fundit të këngëtares 24 vjeçare ndërkaq edhe pak ditë sjell befasinë e madhe për fansat.