Capital T sugjeroi fansat të mos e marrin jetën shumë seriozisht ditën e sotme, teksa pozonte përpara një makine të shtrenjtë në ngjyrë portokalli. Sipas këngëtarit, jeta nuk është asgjë tjetër përveçse një film me metrazh të shkurtër. Por gjithë ky seriozitet i reperit Capital T, emri i vërtetë i së cilit është Trim Ademi, nuk zgjati shumë!
Ishte aktori i humorit Bes Kallaku, që e ktheu situatën shumë komike duke i lënë një koment pikant.
“Edhe ti vëlla mos e merr makinën shumë seriozisht, kur të mbarosh punë lërja prap atij që ja ke marrë.”- ka shkruar Besi, duke shkaktuar të qeshura tek komentuesit.
Ndërkohë që komenti i Besit, u prit me shumë sportivitet nga Capital T, i cili iu përgjigj: “Patjetër, sapo të mbaroj punë”.