Një tjetër person po thotë se Tupac Shakur është ende gjallë dhe shëndosh e mirë dhe këtë herë është djali i themeluesit të Death Row Records, Maion ‘Suge’ Knight.
Suge J Knight e tha këtë në Instagram, duke spekuluar se vdekja e Tupac është një mashtrim dhe në fakt ai jeton në Malejzi.
Ai nisi konspiracionin e tij duke postuar një mesazh provokativ që thoshte “Tupac është ende gjallë”.
Suge vazhdoi të postonte mbi këtë temë në profilin e tij në Instagram, duke shpërndarë edhe fotografi që sipas tij Tupac i ka bërë kohët e fundit me Beyonce dhe 50 Cent.
Babai i tij u dënua me 28 vjet burg muajin e kaluar, për shkak të një aksidenti me fatalitet që shkaktoi ai, duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se sipas raportimeve publike, Tupac vra pas disa gjuajtjeve me armë në Las Vegas në shtator të vitit 1996.