Ajo është e njohur për faktin që herë pas here riciklon veshjet e saj të preferuara. Gjatë një vizite në shkollën “Sayer Croft Forest” Katte Middleton u pa se kishte veshur një palë çizme të cilat ne ja kemi parë me dhjetra herë të tjera.
Në fakt Dukesha e Kembrixh duket se i ka të preferuarat e saj pasi prej 14 vitesh çizmet të cilat kushtojnë 475 paund janë pjesë e shpeshtë e ‘outfit-ut’ së saj, në daljet publike ose jo. Kate la këtë të enjte për disa orë jetën e saj prej mami për t’ju rikthyer sjelljeve prej Dukeshe nëpërmjet vizitës protokollare.
E veshur me një palë pantallona ‘skinny’ nga Zara, një xhup të holle në ngjyrë ushtarake si dhe çizmet e saj të preferuara, Middleton kishte një look perfekt vjeshtëror!