Inspirimi më i madh i yjeve shqiptare nuk ka dyshim se vjen nga modelet dhe këngëtaret me famë botërore.
Kim Kardashian, Rihanna, Beyonce janë vetëm disa prej artisteve të huaja të cilat pushtojnë kopertinat e shtypit rozë.
Veprimtaria, pamja dhe veshja e tyre e veçantë bën që shpesh t’i frymëzojnë edhe artistet tona që pothuajse tashmë kanë ‘kapur’ modën.
Është kjo prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca e cila dogji Instagram-in me paraqitjet e fundit të saj. Këto imazhe të Vjollcës u komentuan tejet shumë, madje u vërejt edhe ngjashmëria që ka me yllin 37 vjeçar, Kardashian.
Vjollca pati të veshur një fustan ngjyrë të gjelbër të errët ku të njëjtin model para disa ditëve e kemi parë tek Kim Kardashian.
Se kujt i rri më mirë dhe kush duket më seksi, vlerësojeni vetë.