Ata kanë një mik të përbashkët, kitaristin Flea të grupit të “Red Hot Chili Peppers”.
Por Brad Pitt dhe stilistja e bizhuterive Sat Hari Khalsa, duket qartë që kanë të përbashkët më shumë se aq, teksa rrezatuan nga lumturia, gjatë një eventi së bashku.
Teksa, merrnin pjesë në eventin e bamirësisë për muzikën kontroverse dhe artin, Brad dhe Sat Hari Khalsa, u fotografuan gjithë natën duke buzëqeshur dhe komunikuar me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihet nëse erdhën bashkë në event dhe se janë çift, por nuk do të ishte ide e keqe, pasi duket qartë kimia që ekziston mes tyre. Fansat e aktorit tregojnë se është hera e parë që e shohin atë kaq shumë të lumtur dhe urojnë që ata ta shohin mundësinë për të qenë bashkë.
Dhe në këtë mënyrë, Brad mund të hedhë pas krahëve shijen e keqe të divorcit me bashkëshorten e dytë, Angelina Jolie. Momentalisht, ai po përballet në një betejë ligjore me ish-gruan në lidhje me kujdestarinë e 6 fëmijëve.