Koncerti i Lil Wayne në Atlanta përfundoi me disa njerëz të lënduar, deklaron policia.
Njerëzit u përpoqën të iknin pasi dikush në turmë tha që u dëgjuan të shtëna armësh, tha zyrtari i policisë në Atlanta, Jarius Daugherty, shkruan CNN,
Disa të pranishëm në këtë koncert deklaruan se kanë lënduar këmbët, në përpjekje për të ikur.
Videoja nga ngjarja është postuar në rrjete sociale ku tregon se si po iknin nga paniku, megjithatë zyrtari i policisë tha për CNN se nuk ka gjetur prova të të shtënave.
“Ende po mbledhim informacione për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe do të japim informata sapo të dimë më shumë detaje. Ju lutemi të jeni të sigurtë se oficerët e zbatimit të ligjit kanë konfirmuar se nuk ka pasur armë”, thuhet në deklaratën e organizatorëve të koncertit.
Lil Wayne shkroi një ‘tweet’, “Shpresoj se të gjithë në A3C janë të sigurtë”. \