×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kur të gjithë mendonin se Çiljeta ishte në lidhje të komplikuar me Alban Hoxhën, çifti fejohet pa bujë

Tuesday, 09 October 2018 15:04

Ka disa kohë që këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha.

Marrëdhënien e tyre ata e kanë zyrtarizuar vetëm së fundmi, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Para dy ditësh këngëtarja ka treguar për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga ka postuar foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në këtë moment të zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë.

E sigurisht që vëmendjen e ka tërhequr unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregon se marrëdhëniet mes çiftit janë bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk kanë rrëfyer asgjë publikisht. Para një muaji, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen.

Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës… Pak kohë më parë mediat shkruan për një ndarje të çiftit, thashetheme që e shtynë Çiljetën të jepte një intervistë për “Prive”.

Ajo i mohoi zërat për një ndarje të mundshme ndërsa u shpreh: “Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”.

Ndërsa, sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj”, që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta tregoi: “Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”.

Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij vitin e kaluar në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky, që e ka kaluar mes miqve të mirë.

Lajmi i lidhjes së Alban Hoxhës me Çiljetën u bë i ditur në media pak më shumë se dy vite më parë. Vetë këngëtarja është shprehur pa emër se ndihet e dashuruar me partnerin e saj. Më në fund, ata dalin hapur si çift, dy vite pasi u fotografuan në një kafe në periferi të Tiranës.

Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh. Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe.

Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pasi solli në jetë fëmijën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...