Qysh prej dasmës mbretërore në muajin maj, thuajse gjithsecili i ka pasur sytë në modën dhe stilin e Meghan Markle.
Secilën herë që Dukesha e Sussex-it shfaqet diku, ekspertët e analizojnë atë në tërësi, duke përfshirë çfarë vesh dhe çfarë mban në gishtat e saj.
Javën e kaluar, 37-vjeçarja është parë duke mbajtur në dorën e saj të djathtë një unazë ari 100 eurovshe nga koleksioni Missoma’s Mantra.
Por, çfarë kuptimi ka kjo unazë?
Siç shpjegojnë ekspertët, unaza është kuruar rreth konceptit për të dhënë, për të uruar mirë, për ta dashur dhe fuqizuar veten, etj.
Unaza mban edhe një topëz të bardhë, për të cilin thuhet se e rrit kreativitetin dhe individualitetin.
Sipas ‘Crystal Benefits’, domethënia sekrete prapa kësaj unaze është se guri e zvogëlon stresin, sjell qartësi në problemet me komunikim dhe sjell relaksim e lumturi.
Ish- aktorja e Suits gjithashtu e mban unazën në dorën e saj të djathtë, që besohet se ka një kuptim tjetër të veçantë.
Mbajtja e unazës në dorë të djathtë nënkupton pavarësi, fitore personale dhe feminitet.