Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift shumë i komentuar në titujt rozë.
Meqë është aktor dhe rastis të ketë xhirime në vende të ndryshme, Tolga shpeshherë është larg bashkëshortes.
Ashtu ka ndodhur edhe së fundi, ndërsa nga mungesa që ndjejnë, çifti i dedikuan mesazhe dashurie njëri-tjetrit.
“Më mungon i dashuri im”, ka shkruar Almeda mbi një imazh me Tolgën, ndërsa pas saj edhe aktori poston foton me mbishkrimin “Më mungon…”.
Kujtojmë që Almeda ka paralajmëruar debutimin në skenën muzikore me këngën “Alabama”, kurse Tolga ka filluar xhirimet për serialin “Bir umut yeter”.