Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri para pak javësh u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u bënë prindër të një djali të cilët e pagëzuan me emrin Jon.
Siç duket, Tahiri tashmë e ka kuptuar rëndësinë e të qenurit nënë pasi është duke e përjetuar momentalisht.
Ajo së fundmi, solli një video të nënës së saj në Instagram bashkë me djalin gjersa thotë disa fjalë: “Të dua nënë”.
Adelina është kopja më e bukur e nënës së saj të cilat shfaqen tejet në formë.
Ndryshe, këngëtarja 26 vjeçare po shijon çdo moment të jetës pranë djalit të saj, Jonit ku së shpejti pritet të sjell një këngë për të.