Justin Bieber duket se është duke praktikuar seriozisht besimin e tij fetar.
Ai është fotografuar mbrëmjen e së mërkurës teksa dilte nga kisha Hillsong në Beverly Hills.
Këngëtari 24 vjeçar dukej tepër i shqetësuar dhe i papërqendruar, teksa nxitonte të shkonte dhe të bënte lutjen e përhershme, ndërsa kishte marrë lajmin se ish e dashura e tij, Selena Gomez ishte shtruar në psikiatri, për shkak të problemeve mendore dhe një gjendje emocionale e shëndetësore të rënduar.
Justin kishte veshur një bluzë rozë me kapuç dhe pantallona ngjyrë gri, teksa ka mbërritur me makinën e tij të preferuar në kishë.
Flokët e gjatë e të paprerë e tregonin në gjendje të keqe dhe të rrënuar.
Ai mbante kokën poshtë për të mos u fotografuar nga paparacët, ndërsa këtë herë, ndryshe nga zakonisht, nuk është parë në shoqërinë e të fejuarës, Hailey Baldëin.