Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze të quajtur Lea.
Në rrjetet sociale duket se ata janë një çift shumë i lumtur, por në fakt gjërat nuk qenkan kështu.
Mediat e huaja raportojnë se prej disa muajsh çifti ka hasur probleme dhe nuk ka një marrëdhënie të qetë, gjë e cila lidhet edhe me diferencën e madhe që kanë në moshë, plot 11 vjet.
“Ai nuk pi alkool dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do të dalë”, ka thënë një burim, ndërkohë një tjetër pohon se çifti janë dukur shumë të largët në një festë në New York, përveç se ata nuk dukeshin të lumtur e pothuajse nuk flisnin fare.