Kodi i telefonit të Kanye West nuk është më privat.
Reperi 41-vjeçar vizitoi sot Shtëpinë e Bardhë ku edhe u takua me presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë takimit, Kanye vendosi t’ia tregonte Presidentit një foto të një avioni me hidrogjen.
Në praninë e shumë gazetarëve, Kanye nxori telefonin e tij dhe shkroi kodin i cili edhe u kap nga kamerat.
Duket sikur kodi ishte ‘00000’.