Rihanna ka refuzuar të performojë në ceremoninë e hapes së ndeshjeve të Super Boël, në SHBA. Këngëtarja është bashkuar “në protestë” me lojtarin Colin Kaepernick.
Ai u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar të shteteve të bashkuara, në vitin 2017 në shenjë proteste kundër pabarizisë racore. Sipas rregullores se Federatës së Futbollit në Amerikë, lojtarët nuk duhet të gjunjëzohen gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar.
Lojtarë të tjerë vepruan në të njëjtën mënyrë, por u kritikuan nga presidenti Donald Trump. Ndërsa Kaepernick që nga ai moment ngeli pa ekip. Rihanna ishte caktuar të performonte në finalen e nëntorit. Ajo është zevendësuar me grupin “Maroon 5”.
Vitet e mëparshme këngëtarë të njohur si Beyonce. Katy Perry, Justin Timberlake apo dhe grupi Coldplay kanë ndezur fushën e blertë më performancat e tyre.