Butrint Imeri nuk ndalet nga realizimi i projekteve të reja muzikore.
Butrint Imeri përmes rrjeteve sociale bërë të ditur që së shpejti publikohet projekti i ri nga ai.
Madje, ai ka zbuluar se kënga publikohet këtë të hënë (22 tetor), në orën 15:00, kurse titulli i këngës është “Kush?”
Përmes një fotografie, këngëtari ka treguar edhe një skenë nga klipi i ri, që vjen krejt ndryshe prej herave të tjera.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Butrint Imeri është “Alea”, këngë që mori mbi 21 milionë klikime.