Dukesha e Sussex-t Meghan Markle po e shijon shumë stilin e veshjes gjatë shtatzënisë. Meghan Markle ka pasur në fakt rastin gjatë turit në Australi të na impresionojë me stilin e saj. Dukesha ka preferuar të qëndrojë tek veshjet e thjeshta, madje jo rrallëherë është veshur me të sheshta duke braktisur takat. Mirëpo, përveç se ka braktisur këpucët me taka, Meghan mesa duket dëshiron të shijojë edhe diellin australian përpara se të kthehet në Londrën e ftohtë. Dhe si mund të shijohet dielli? Duke veshur një fustan me rripa të rehatshëm, por edhe në përshtatje me kohën.
Mirëpo, ky fustan i markës Pineapple që kushton 218 dollarë e ka bërë Dukeshën të komentohet gjërë e gjatë. Pse? Meghan ka thyer sërish protokollin mbretëror, pasi një fustan i tillë pa krahë dhe i çarë në dy anët e këmbëve nuk është i denjë për një Dukeshë. Kate Middleton për shembull nuk ka guxuar asnjëherë kaq shumë, mirëpo Meghan mesa duket do ta shijojë këtë periudhë të shtatzënisë me rroba sa me të rehatshme.