Janë thënë shumë emra, por asnjë konfirmim. Së shpejti do të fillojë në Top Channel, edicioni i parë i Big Brother Vip. Teksa presim të zbulojmë se kush do të jenë VIP-at që do të jetojnë në një shtëpi me njëri-tjetrin, nuk dimë ende se kush do ta drejtojë këtë emision. Në fillim u mendua se do të jetë Arbana ajo që do të moderonte këtë reality show. Mirëpo, zëra të tjerë nxorrën emrin e Ledionit në krye të këtij programi.
Kur mendohej se ishte e sigurt se do të ishte Ledioni ai që do ta moderonte, doli emri i Luana Vjollcës. Nga ana tjetër Dojna Mema i bëri konfuz të gjithë duke thënë se nuk i dihet pasi edhe ajo mund ta moderojë. Gjithsesi, një emër i ri thuhet se do ta drejtojë Big Brother Vip. Sipas "Panorama Plus", emisionin e ri që pritet të fillojë vitin që vjen do ta drejtojë Ori Nebiaj.
Nuk dihet ende sa i vërtetë është ky lajm, por duhet të presim një konfirmim nga Ori për të mësuar nëse do jetë ose jo, prezantuesja e Big Brother Vip.