Princesha japoneze Ayako e dorëzon statusin e saj mbretëror për dashuri.
Ayoka është martuar me Kei Moriya nën qiellin blu në Shrine Meiji të Tokios, shkruan CNN.
Derisa çifti i sapomartuar hyri në tembull, turma brohoriti me urimet e tyre në gjuhën japoneze me fjalën “Banzai”, që do të thotë urim për jetë të gjatë e të mbarë.
Anëtarët e ngushtë të familjes dhe miqtë e mirëpriten nusen dhe dhëndrin teksa hynin në sallën e ceremonisë.
Princesha Ayako ishte veshur në sipër në të verdhë me kombinuar me lule trëndafili dhe pantallona të gjatë.
Veshja e saj ishte e ngjashme me atë që kishte aplikuar motra e saj princesha Noriko kur u martua me Kunimaro Senge në vitin 2014.
Princesha 28-vjeçare Ayako është fëmija më i vogël i princeshës Hisako dhe i ndjerit Princi Takamodo, kushëri i perandorit Akihito.
Sipas ligjit perandorak të Japonisë, anëtarët femra të familjes mbretërore humbasin titujt e tyre, statusin dhe ndihmën nëse zgjedhin të martohen me dikë që nuk ka lidhje familjare mbretërore ose aristokrate. I njëjti rregull nuk vlen për anëtarët meshkuj të familjes mbretërore.