×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Misteri i lidhjes së Flori Mumajesit me pornostaren 10 vite më të re, dyshimet se ajo pret fëmijën e tij

Hënë, 29 October 2018 16:35

Kantautori i shumë hiteve, Flori Mumajesi, po komentohet këtë herë për jetën private, pasi mediat e Kosovës dhanë lajmin se ai po pret të bëhet baba për herë të parë.

Artisti 36-vjeçar, i cili së fundi ka vendosur për të jetuar në Prishtinë, po përflitet për një histori të re dashurie në distancë me yllin e filmave për të rritur, 10 vite më të re, shqiptaren që quhet Xhoana, por që në industrinë e kinemasë së nxehtë njihet si Alby Rydes.

Media botoi e para lajmin ekskluziv me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media, referuar burimeve të afërta të çiftit, që është përpjekur ta mbajë sekret lidhjen.

Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodh e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” ka zbuluar nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur.

Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur, ndërsa duket shumë e lumtur. Sipas të njëjtave burime të medias, fëmija që ajo po pret është pikërisht i Flori Mumajesit.

Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”.

Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndjek mes shumë të interesuarve djemve VIP. E themi këtë, pasi shpesh mediat kanë publikuar shkrime sesi këngëtarët shqiptarë u fiksuan keq pas pornostares shqiptare, Alby Rydes, të cilët i bënin “like”, mes të cilëve edhe vëllezerit, Getinjo dhe Mozzik.

Nuk dihet se kur mund të ketë nisur një histori e tillë sekrete në distancë e Flori Mumajesit me pornostaren 26-vjeçare, e cila jeton në Florida. Në prill të këtij viti, edhe pse po përflitej ende për lidhjen e tij me moderatoren dhe autoren e programit “Prive”, Liberta Spahiun, ai postoi në rrjetet sociale një foto intime me një femër.

Kjo foto, nga ana e tij, u postua disa muaj pasi u përfol se ishte ndarë nga Liberta, kështu që momenti intim i postuar nga vetë ai u interpretua si nisja e një lidhjeje të re. Aty shihej krahu i kantautorit dhe tatuazhi i tij teksa kishte përqafuar vajzën të veshur me rozë. Nuk dihet se si mund të ketë përfunduar historia me Libertën, pasi ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

FLORI MUMAJESI PO BËHET BABA I NJË VAJZE? LIBERTA SPAHIUT S’I DALIN LLOGARITË

Ndërkohë, Liberta Spahiu, autorja e programit “Prive”, ka publikuar një shkrim argumentues nëpërmjet gazetarëve të saj në faqet e programit, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet: “Pas një qetësie të ‘frikshme’, marrë shkas nga një distancim i Flori Mumajesit nga rrjetet sociale dhe aktivitetet në karrierë, emri i tij u lakua për diçka që më së paku pritej. Portalet raportuan se kantautori i njohur shqiptar po bëhet baba, më besoni ose jo, me pornostaren Alby Rydes. Pornostarja shqiptare me banim në Amerikë po pret një vajzë dhe tani për tani është në javën e 34-t të shtatzënisë. Por, a është Flori Mumajesi babai? Këtë s’mund ta themi me siguri, mirëpo kalendari nuk na mbështet në këtë konstatim”, citohet nga shkrimi i “Prive”.

“Kantautori ka marrë rrugën drejt Amerikës në fund të muajit maj me koncerte, teksa Alby ishte rreth 12 javëshe shtatzënë. Në periudhën kur Alby ka mbetur shtatzënë (fundi i shkurtit/fillimi i marsit), ajo ka vazhduar të jetë në Amerikë teksa në po të njëjtën periudhë, Mumajesi ndodhej për koncerte në Europë. ‘Prive’ ka tentuar të marrë koment edhe nga protagonistët e këtij raportimi për ta konfirmuar apo mohuar, mirëpo nuk ka marrë përgjigje të paktën deri tani”, përfundon ky shkrim, ndërkohë që nuk merret parasysh fakti që mund të ketë udhëtuar pornostarja drejt Shqipërisë, Kosovës, apo ndonjë vendi të Europës për t’u takuar me Florin.

Nuk dihet nëse Flori e ka ruajtur këtë “scoop” nga jeta e tij për ta rrëfyer në “Kënga Magjike”, ku do të garojë në 20-vjetorin e festivalit.

KUSH ËSHTË ALBY RYDES, SHQIPTARJA E FILMAVE ME PULLË TË KUQE QË E NISI NGA ZERO

Njihet si Alby Rydes, por emri i saj i vërtetë është Xhoana Markaj. Edhe pse ka hequr dorë nga roli i aktores në filmat me pullë të kuqe, ish-pornostarja shqiptare, e njohur me pseudonimin Alby Rydes, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo e dha vetë lajmin se po bëhet nënë me postimet në “Instagram”, duke treguar se është në javën e 34-t të shtatzënisë dhe fëmija që pritet të lindë do të jetë i shenjës së horoskopit Akrepi, ashtu si dhe vetë ajo. Para një viti mediat publikuan historinë e saj të jetës, të rrëfyer nga një djalë, i cili pretendonte se e njihte nga afër dhe thoshte se ajo e nisi nga zero karrierën e saj.

Sot ajo është një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetet sociale, e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që shoqërohet me njerëz të famshëm. Por, sipas djalit në fjalë, ajo ka pasur tjetër ëndërr kur ishte më e vogël. Rreth 7 vite më parë rrinte në shtëpi me qira në Tiranë me disa shoqet e saj, deri sa u largua për në Itali.

I njëjti burim shumë i afërt me vajzën tregoi se në Itali shkoi me dëshirën për të studiuar për aktrim, por “një Zot merr vesh si përfundoi aktore pornoje”. Djali sqaronte, ndër të tjera, se Alby fillimisht ka pasur tatuazh vetëm kurorën në zonën intime, e më pas ka shtuar gjithë të tjerat me radhë.

Ndërkohë, në biografitë e saj profesionale përshkruhet si aktorja amerikane e pornos, por që ka lindur në Shqipëri më 16 nëntor të vitit 1990. Ajo u vendos në SHBA kur ishte 14 vjeçe dhe u pëlqye për bukurinë natyrale. Është brune dhe 1,70 m e gjatë, e ka si veçanti tattoo-të e shumta dhe piercing që mban në trup. Në industrinë e filmave “hard” ajo ka punuar për Wicked Pictures, Evil Angel and Bang Productions.

Image
Image
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...