Që kur Kylie postoi për herë të parë foto të vogëlushes së saj Stormi, komentet në lidhje me pamjen e saj ishin të shumta. Madje, shumë besonin se Stormi ngjasonte me truprojën e Kylie-t, Tim Chung dhe u arrit deri aty sa thuhej se ai ishte i ati i vogëlushes. Por, me fotot e fëmijërisë që Kylie ka postuar i ka shuar këto dyshime dhe mund të themi me plot gojën që vogëlushja është një kopje e së ëmës.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku shfaqet në të njëjtën moshë me Stormi-n dhe ngjashmëria mes tyre është e madhe. Të dyja me sytë në formë bajameje dhe me buzët e varura, ngjajnë si dy pika uji.
Edhe pse Kylie tha që nuk do të postonte më foto të së bijës, pasi kishte marrë kërcënime, nuk e ka mbajtur këtë premtim. Ajo e ekspozon vazhdimisht vogëlushen në rrjetet sociale, tashmë pa filtra.