Roza Lati ka një vëlla nga ana e babait, Erin, të cilin na i ka prezantuar disa herë në rrjetet sociale. Roza na ka njohur me të vëllain për herë të parë në vitin 2016 dhe prej atëherë shohim shpesh shkrime të ndjera që i kushtojnë njëri-tjetrit. Dhe për ditëlindjen e tij, moderatorja ka bërë një shkrim, ku na njeh pak më tëpër me Erin dhe me marrëdhënien e tyre.
“Eri Lati ka sot ditëlindjen. S’dua të shkruaj ‘vëllai im është më i mirë se i yti apo me i fortë e i zgjuar se i yti’… Vëllai im ka 1001 probleme mendore dhe kjo gjë e bën atë GJENIAL. Vëllai im është në moshë të vogël, por me vetëbesim të madh. Vëllai im nëse merr vesh që ti urren përqafimet, do të përqafojë e do të varet në qafë gjithë ditën. Vëllai im nëse merr vesh që je e mërzitur, do vijë nga cepi botës të të takojë, të të tregojë historitë e veta, saqë ti duhet të qeshësh me zor se ai s’do ndalet. Vëllai im është ai…. që…. në çdo rast e moment….. nuk nguron të ma bëjë të qartë…. që unë… NUK JAM VETËM. Por kam një vëlla. Kushtet e jetës na njohën çuditshëm o Eri, por kemi të dy gjakun B+ dhe jemi të dy sozitë e Kristo Latit. Të dua shumë Er. Gëzuar ditëlindjen”, -ka shkruar Roza në postimin që ka bërë në Instagram.
Me gjithë këto fjalë të ndjera, duhet të themi që Eri është më fat që ka një motër si Roza!