Supermodelja shqiptare, Emina Çunmulaj gjatë këtyre viteve nuk ka preferuar të eksperimentojë shumë me pamjen e saj. Megjithatë kjo duket se nuk do të zgjasë dhe shumë, sepse Emina është mërzitur me flokët e gjatë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e një vajze me flokë të shkurtër, një model shumë i thjeshtë, por dhe shumë stil në të njëjtën kohë. Emina ka vendosur që me të njëjtin model t’i presë flokët e saj, por për ta realizuar këtë gjë së pari kërkon një parukier shumë të mirë. “Ok, jam gati. Jam e lodhur nga flokët e mi të gjatë dhe më duhet një stilist flokësh që di se si t’i pres kështu flokët…jo eksperimente. Duhet të jetë dikush që pret flokë të shkurtra”, – ka shkruar ajo. Tashmë që Emina ka marrë vendimin, ne po presim me padurim ta shohim me ‘look’-un e ri.