Gjesti i blogeres së njohur suedeze Maxinne Björk ka inatosur në fakt shumë njerëz në mbarë botën! Edhe pse ajo është e famshme për postimet e saj nudiste, kjo e fundit i ka vënë kapakun të gjithave, duke u konsideruar si "çmenduria" e fundit e blogeres. Ajo ka vendosur të postojë në profilin e saj zyrtar në instagram një foto ku shfaqet nudo dhe e mbuluar me gjak periodash.
Ka mjaftuar kaq dhe fotoja ka bërë xhiron e botës! Maxinne është natyraliste dhe si e tillë ajo zgjedh që në postimet e saj shpesh kontroverse në rrjetet sociale të jap edhe një mesazh kuptimplotë për raportin e saj me tokën, me natyrën, me jetën, ndaj dhe zgjedh që të dalë në pjesën dërrmuese të tyre nudo.
Por, me sa duket kjo foto nuk i ka shpëtuar vëmendjes së supermodeles shqiptare Emina Çunmulaj, e cila nuk ia ka kursyer një koment! Bashkë me foton në fjalë ajo ka shkruar: "Jo, vajzë! Kjo foto thjesht më bëri për të vjellë", ka shkruar ajo në postimin e saj.
Dhe sigurisht që një akt i tillë nga ana e blogeres së njohur suedeze nuk është mirëpritur nga shumica e njerëzve, ndaj dhe reagimet kanë qenë më së shumti kritikuese në drejtim të saj.