Justin Timberlake ka hedhur në treg librin e tij të parë “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me”. Në këtë libër këngëtari flet për karrierën e tij, marrëdhënien me Jessica Biel dhe djalin e tyre, Silas. Timberlake dhe Biel pak kohë më parë festuan 6-vjetorin e martesës, por ata nuk kanë treguar shumë detaje nga jeta e tyre private. Megjithatë fansat e Justin mund të zbulojnë shumë sekrete në librin e tij, ku ka treguar si është njohur me partneren e tij dhe si mësoi se do të behej baba. Në libër ai ka treguar se këngën e tij më të suksesshme, ‘Cry me a river’ e ka shkruar brenda dy orësh. Në fillim është njohur me partneren e tij në një festë surprizë dhe ka qenë gati dashuri me shikim të parë. Ndërsa lajmin se do të bëhej baba, ai e ka mësuar përmes një ‘FaceTime Call’ me Jessican.