Bloggerja Armina Mevlani është një nga vajzat më me stil të kryeqytetit. Profili i saj në ‘Instagram’ me më shumë se 1 milion ndjekës është i mbushur me këshilla për stilin dhe të dukurin bukur. Si një adhuruese e modës së viteve ’80, Armina nuk nguron ta promovojë look-un e asaj periudhe. Nëse do t’i hidhnit një sy rasteve kur ajo ka veshur fustane do të vinit re se shumë shpesh ka përdorur printe.
Herë me ngjyra të forta dhe me detaje lulesh, ndërsa në të tjera raste i ka besuar thjeshtësisë me fustane me pika ose vija. Për përditshmëri, ose për raste speciale look-u që bloggerja promovon është tepër i veçantë, sidomos nëse adhuroni modën e dekadave të shkuara.