Priyanka Chopra e di “çelësin” se si ta bëjë lidhjen e saj dhe të Nick Jonas të funksionojë – dhe ajo këtë këshillë po e ndan me të gjitha gratë gjithandej botës.
Të martën mbrëma, aktorja ka folur për revistën People duke treguar se çfarë gratë duhet të kenë parasysh kur e kërkojnë mashkullin ideal “Mr.Right”.
“Kjo në fakt ka funksionuar për mua, ai duhet të jetë dikush që ju respekton. Me këtë, nuk po nënkuptoj që ai duhet të ta përgatisë kafenë, jo këtë gjë. Por duhet të jetë një njeri që respekton gjithë punën e vështirë që bën në jetë”..
“Ai që e respekton faktin se aq sa është e rëndësishme puna e tij, është edhe e jotja. Ose nëse ai bën zgjedhje që janë të rëndësishme për të, i tillë është edhe opinioni yt. Ky është respekt dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme për ta pasur”, ka thënë ajo në një ngjarje që është mbajtur në New York.
“Më pas, çdo gjë është më e lehtë sepse ju e vlerësoni njëri-tjetrin, i besoni njëri-tjeterit. Ka shumë gjëra të tjera të mira që krijohen nga një lidhje e tillë. Mendoj se nuk duhet të pranoni më pak se kaq në një lidhje dashurie”, ka thënë Chopra.
Aktorja gjatë vikendit ka pasë Festën e Beqarisë, të cilën ia kanë organizuar dy shoqet e saj të ngushta, në qytetin e New Yorkut.