Ish- modelja e Victora`s Secret, Bridget Malcom, ka treguar sakrificat ç’njerëzore që kalojnë modelet.
25 vjecarja australiane që ka qenë pjesë e “engjëjve” thotë se modelet “vdesin urie” dhe penalizohen nëse shtojne “ndonjë gram ushqim“.
“Kur e mendoj kohën që kam kaluar dhe vetë ashtu, kuptoj sa e sëmurë kam qenë. Mendoja se isha e shëndetshme, por jo, aspak”, tregon ajo.
Malcom shprehet se kompanitë e modës iu dërgojnë vajzave të reja mesazhin e gabuar se “që të jesh e bukur, duhet të jesh ekstremisht nën peshë”.
Kjo në fakt, sipas saj, nuk është e vërtetë!