E kishte premtuar në“Top Show Magazine”, por mesa duket tashmë do ta bëjnë realitet. Pas martesës, Elita dhe Gjiko do të sjellin një këngë së bashku. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga fotoja e fundit që ka publikuar reperi në Instagram. Moderatorja i ka drejtuar armën reperit, por edhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Nga fotoja duket një klip “i zakonshëm” për mënyrën se si po bëhen videoklipet kohët e fundit.
Gjiko nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë këtë foto, mirëpo komentet e ndjekësve të çiftit kanë qenë epike. Disa i shkruajnë se këto janë pasojat e martesës, ndërsa të tjerë i shkruajnë sesa shpejt kanë filluar t’i drejtojnë armët njëri-tjetrit (pas dasmës kuptohet). Sigurisht që këto komente janë me shaka, pasi çifti besojmë janë në momentet e tyre më të lumtura, sepse shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.