Ylli i muzikës, kërcimit dhe aktrimit tregon se si ia del të mbetet e shëndetshme dhe me një trup në gjendje të shkëlqyer, ndërkohë që shumë persona po shëndoshen dhe po shkojnë drejt obezitetit
Jennifer Lopez është një nga pak personat e famshëm që ka dominuar kërcimin, këndimin dhe aktrimin, duke u bërë një nga fytyrat më të njohura të industrisë së showbizit.
Ndërsa stili dhe projektet e 50-vjeçares kanë evoluar përgjatë viteve, një gjë ka mbetur e pandryshuar: trupi i saj i mrekullueshëm.
Jennifer Lopez është bërë pjesë e kopertinës së ‘InStyle’ për muajin dhjetor.
Në kopertinë ajo duket e veshur me shumë stil, ndërsa në brendësi të artikullit, JLo shfaqet sensuale si kurrë më parë.
Në fakt duket se kujdesin për trupin, JLo e ka marrë si kulturë nga familja e saj.
“Në familjen time linjat trupore lavdëroheshin dhe ishin pjesë kulturës' është shprehur këngëtarja për revisten.