Çfarë mund t`i bëjë bashkë dy aktorë sex-simbol që prej shumë vitesh janë më të pëlqyerit e publikut? Me siguri do të mendonit për aktrimin, por në fakt nuk është kështu. Brad Pitt dhe Leondardo DiCaprio janë bërë bashkë për t`i bërë thirrje gjithë popullit amerikan që të dalë të votojë në zgjedhjet gjysmë-elektorale. Më datën 6 nëntor mbahen zgjedhjet në Amerikë, të cilat shihen si referendum për qeverisjen e presidentit Trump.
“E ardhmja e vendit tonë do të vendoset këtë javë. Zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm kur zgjidhet presidenti. Këto zgjedhje mund të kenë pasoja për gjithë jetën tuaj. Duke filluar që nga ligjet për sigurinë e armëve, te politikat për emigrantët, ujin dhe ajrin e pastër dhe për aksesin në sisitemin shëndetësor që shumë njerëz nuk e kanë. Vota juaj do të vendos të ardhmen e ndryshimit të klimës, reformës së drejtësisë, edukimit dhe të barazisë së komunitetit LGBTQ.
Ju bëjmë thirrje të shkoni për të votuar më 6 nëntor dhe ta ngrini zërin me anë të votës tuaj”, -janë shprehur dy aktorët e njohur. Dhe kur bëhen bashkë dy figura të tilla, impakti në publik është i madh.