Kim Kardashian është kritikuar edhe për veprimin e radhës.
Ylli televiziv ka shkuar në bikini për të vizituar një strehë elefantësh në Bali.
Ajo madje ka hipur mbi një elefant dhe ka publikuar fotografi, për të cilat është kritikuar shumë.
Mbrojtësit e kafshëve kanë shpërndarë fotografitë në rrjetet sociale duke shpjeguar se elefantët e vegjës po keqtrajtohen në mënyrë që të jenë të gatshëm të mbajnë njerëzit që vijnë për ta vizituar strehën të mund të hipin mbi ta.
Megjithatë, Kim ka shpjeguar më pas se ajo dhe familja e saj, para se të shkonin në këtë strehë elefantësh kanë pyetur dhe kanë marrë informacione dhe se kjo strehë mbron elefantët dhe i shpëtojnë ata nga jeta e rëndë në natyrë.